Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
Hashani po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Përndryshe, Bajrami më herët gjatë ditës së sotme kishte bërë një postim në Facebook, duke thënë se i kanë kërkuar haraç prej 35 mijë eurosh nën kërcënimin se do ta vrisnin në rast se nuk e paguan atë.
Madje ai kishte pohuar se kjo shumë ishte zvogëluar falë ndërmjetësimit të një personi të njohur publik.

Loading...