Policia ka arrestuar gjatë natës së kaluar ish-ministrin e Mbrojtjes dhe një nga politikanët korife të Pasok, Janis Papantoniu. Bashkë me të është arrestuar dhe bashkëshortja e tij Stavrula Kuraku.

Çifti Papantoniu akuzohet për korrupsion dhe 2.8 milionë euro para të zeza, nga kontrata për 4 fregata moderne e pajisje të tjera ushtarake.

Ministri është kaluar para kamerave me pranga në duart rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa mbi duart e tij ishte hedhur një xhaketë, në mënyrë që mediat të mos arrinin që ta filmonin këtë moment.

Jani Greku 3
Ioannis (Janos) Papantoniu, i lindur në 1949 ka qenë që nga viti 1981 deputet me Pasok. Ministër i Ekonomisë në vitin 1994, ripërsëritet 1996-2001. Ministër i Mbrojtjes 2001-2004. Llogaria e parë sekrete që hapi dosjen u zbulua me listën Lagarde.

Papantoniu eshte i dyti ish-minister i mbrojtjes qe ndodhet prapa hekurave. Për korrupsion është arrestuar dhe po vuan dënimin edhe Akis Xohaxopulos.

Loading...