Arrestohet në Itali ish-zyrtari shqiptar

Një ish- zyrtar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mediat vendase shkruajnë se ai nuk kishte pasur asnjë problem në shtetin fqinj, por u arrestua për llogari të Shqipërisë.
39 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur dikur ka qenë pjesë e një këshilli bashkiak, ndërsa në Shqipëri akuzohet për shkelje të detyrës dhe falsifikim.

Në vitin 2013 ai u dënua me dy vite burg, por ishte larguar nga Shqipëria para vendimit dhe nisi një jetë në Itali.

Ai punonte si kuzhinier në Monza, por një njoftim i policisë shqiptare solli arrestimin e tij nga karabinierët dhe tashmë pritet ekstradimi, shkruan lapsi.al.

Loading...