Ludmill Klusev, biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë Nikolla Klusev, është arrestuar në SHBA nën akuzën për “shpërndarje ilegale të narkotikëve”, njoftoi “Ferfild Daily Voice”, transmeton “Lajm”.
Klusev i cili jeton në shtetin amerikan Konektiket ku punon si psikiatër është arrestuar më 12 nëntor dhe akuzohet se pacientëve u ka rekomanduar sasi të mëdha të ilaëeve “Aderal” dhe “Ksanaks” (te ne i njohur me emrin “Heleks”, për ëka pacientët kanë paguar kesh. Bashkë me të është arrestuar edhe Dushan Bosotov, nën akuzën e njëjtë. Dënimi maksimal për këtë vepër në SHBA është 20 vite burg.

Loading...