Policia e Kosovës në Vushtrri ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar për veprat penale ‘tentim vrasje’ dhe ‘arratisje e personit të privuar nga liria’.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë arrestimi i të dyshuarve është bërë pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar, ku fillimisht tek i dyshuari L. B. 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë.

L.B. kishte qenë në kërkim nga Policia si i dyshuar për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ndodhur javë më parë në Mitrovicë.

Kurse i arrestuari tjetër është një L.L. 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan dhe ishte person i shpallur në kërkim.

I dyshuari sipas policisë iu është dorëzuar Njësisë së Hetimeve Rajonale të Prishtinës.

Ndërsa ndaj të dyshuarit L. B. pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

Loading...