Arrestohet një “bombash” nga Likova

SPB e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër personit S.T. (49) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “nxitje” lidhur me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” dhe “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe mjete shpërthyese”, kundër I.Sh. (53) nga fshati Orizarë, Komuna e Likovës për veprën penale ‘nxitje’ dhe kundër S.A. nga fshati Orizarë (Likovë) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe mjete shpërthyese”, transmeton Gazeta Lajm.
“Në fillim të muajit maj 2018, në një kafe-bar në Kumanovë, i pandehuri i parë S.T. ka kërkuar nga I.Sh. që të merret vesh me person të tretë për kompensim materiale prej 1.000 eurove të hedhë mjet shpërthyes-bombë në oborrin e shtëpisë së personit D.G. në Kumanovë. Pas kësaj, S.T. ia ka dhënë bombën personit I.Sh., kurse I.Sh. ia ka dhënë personit I.A., i cili më datë 27.05.2018 rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit e ka hedhur bombën në oborrin e shtëpisë së D.G. në rrugën “Sllavisha Vajner” në Kumanovë. S.A. është arrestuar dhe gjykatësi i ka caktuar paraburgim.

Loading...