Arrestohet një funksionar i LSDM-së dhe grupi i tij, krisin edhe armët, ja emri dhe foto (Video)

Prangoset kryetari i komunës së Novo-Sellos, Boro Stojçev nën dyshim për kontrabandë cigaresh. Ai është kapur mbrëmjen e djeshme së bashku me gruan dhe djalin e tij si dhe me një tjetër bashkëpunëtor. Ndalimi i djeshëm është shoqëruar edhe me të shtëna armësh. Dyshohet se janë konfiskuar plotë dy vetura me cigare kontrabandë. Sipas policise, jane konfiskuar gjithsej 1.500 shtega me cigare

Bëhet fjalë për Boro Stojçev, kryetar i komunës Novo Sellë. sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë arrestuar J.S. (49), nga fshati Konjarevë e Re, pastaj personat G.S.. (24) dhe S.V. (26) nga i njëjti fshat dhe personin M.T. (52) nnga fshati Samoliovë, shkruan Gazeta Lajm.
Gjatë arrestimit të personave nga vetura e dytë, ata kanë tentuar të ikin dhe policia ka shkrepur dy plumba paralajmërues. Personat e arrestuar janë dërguar në stacionin policor në Strumicë dhe do të përgjigjen penalisht.

Loading...