Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër A.S (29) nga Velesi, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”.

Nga MPB thonë se në rrugën “Sava Mihajllov” në Shkup më 10.09.2018 në orën 19:30 minuta nëpunës policie kanë kryer kontroll të automjetit “Matiz” me targa të Velesit.

Gjatë kontrollit, siç njoftojnë nga MPB-ja, në një çantë janë gjetur tre paketime me rreth 300 gramë heroinë, një qese me 285 gramë përzierje të kofeinës dhe paracetamolit dhe një paketim me rreth 10 gramë kokainë dhe dy telefona celularë.

“Personi është arrestuar dhe është dërguar në Stacioni e Policisë në Gazi Babë dhe pas hetimit të bërë, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, kundër A.S është parashtruar padi penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...