Kronikë

Arrestohet preshevari në Tabanoc, kërkohej nga policia e Kumanovës

tabanoc

Në vendkalimin kufitar Tabanoc në kufirin Maqedoni-Serbi mbrëmë gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia është arrestuar personi Q.Z. nga Presheva, i cili është i akuzuar për veprën penale “lëndim trupor”, transmeton Portalb.

Policia kumtoi se i arrestuari është zbuluar gjatë kontrollit të pasaportës ku është vërtetuar se për të njëjtin ka fletarrest nën dyshinin se ka kryer vepër penalë “lëndim trupor”.

I arrestuari është dërguar në stacionin policor të Kumanovës për procedurë të mëtutjeshme.

To Top