Arrestohet shkupjani derisa po transportonte 13 emigrantë pakistanezë

Mbrëmë është arrestuar një person nga policia në autostradën në Smokvicë, duke tentuar që me makinën e tij të transportojë 13 emigrantë nga Pakistani.

Nga MPB informojnë se në autostradën tek fshati Smokvicë në orën 04:00, zyrtarët policorë kanë urdhëruar që të ndalohet makina “Voklswagen” me targa të Zvicrës, por personi ka refuzuar dhe ka vazhduar me lëvizje nga autostrada e Gjevgjelisë për në Shkup.

“Pas grykës në fshatin Miravci është ndaluar makina, ndërsa shoferi ka ikur. Në makinë janë gjetur 13 persona, emigrantë nga Pakistani. Pas kontrollimit të terrenit është gjetur edhe shoferi dhe ështëkonfirmuar se bëhet fjalë personin F.I (36) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Loading...