Shqiptari 28 vjeçar, pa vendqëndrim të rregullt në Gjermani, është arrestuar më 29 mars, e enjte rreth orës 21 në afërsi të qytetit Mönchengladbach
Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar ditë më parë në autostradën 61 afër qytetit Mönchengladbach një shtetas shqiptar te i cili është gjetur një sasi kokaine prej 16 kilogramësh. Vlera në treg e kësaj droge llogaritet në rreth 678 mijë euro, shkruan focus.de.
Shqiptari 28 vjeçar, pa vendqëndrim të rregullt në Gjermani, është arrestuar më 29 mars, e enjte rreth orës 21. Në kuadrin e një kontrollimi të një makine Volvo me targa italiane, policët gjetën në një të ndarë të makinës sasinë e përmendur të kokainës, transmeton albinfo.ch. Fillimisht ai kishte pretenduar se kishte qenë për vizitë te motra në Holandë dhe tash ishte duke u kthyer për në Itali, ku jetonte. Gjatë rrëfimit ai dukej tejet i emocionuar, i dridheshin duart dhe përkundër temperaturës së ulët të ajrit djersët ia përshkonin ballin.
Pasi iu gjet sasia prej 16 kilogramësh e kokainës, ai u arrestua dhe pas masave policore, iu dorëzua Zyrës për ndjekje të Doganës së Essenit për procedurën e mëtejshme, transmeton albinfo.ch. Gjyqtari përgjegjës urdhëroi një masë mbajtjeje në burgun për hetime.

Loading...