Arrestohet shqiptari, provoi të blinte drogë me mbi 30 mijë euro fals

Policia Shqiptare ka kryer me sukses operacionin “Dorëzimi”, me të cilin në Korçë ka kapur në flagrancë shtetasin Gentian Oshafi, 28 vjeç, banues në fshatin Blacë, të rrethit Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Lozhan, gjatë kontrollit të automjetit tip “Fiat” që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 30, 700 kartmonedha euro, të prerjeve 100 dhe 200 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Sipas policisë dyshohet se këtë shumë në euro do ta përdorte si parapagim për blerjen e një sasie lënde narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën “Falsifikim i monedhave ” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Loading...