Arrestohet shqiptari që tentoi ta përdhunonte një rumune

Arrestohet një 30-vjeçar nga Valiasi nga Policia e Tiranës, pasi ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar të përdhunojë një shtetase rumune.

Burime zyrtare nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, kur 28-vjeçarja nga Rumania, e cila është e martuar me një shtetas shqiptar, ka qenë duke u kthyer në shtëpi, përgjatë rrugës që lidh Laknasin me Valiasin.Të njëjtat burime thanë se në një moment, kur e huaja po lëvizte në këmbë, në një rrugicë të errët, 30-vjeçari me inicialet N. V., i arrestuar, i është afruar me makinë dhe ka nisur t’i hedhë fjalë. Më pas ka ngadalësuar shpejtësinë e makinës, duke e ndjekur për disa metra dhe duke lëvizur shumë pranë 28-vjeçares. Derisa në një moment, kur nuk ka pasur shumë lëvizje, autori ka ndaluar dhe ka tentuar ta fusë me forcë në makinë, duke dashur ta përdhunojë.Burimet thanë se vajza ka kërkuar ndihmë dhe kanë qenë disa kalimtarë, që rastësisht po i afroheshin vendit të ngjarjes, që kanë trembur 30-vjeçarin. Sapo ka parë që përreth kishte dëshmitarë, i dyshuari ka hipur në makinë dhe i ka dhënë gaz për t’u larguar. Në këtë moment shtetasja rumune i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, të cilët janë vënë në ndjekje të makinës së dyshuar. Pas disa minutash është bërë i mundur ndalimi i 30-vjeçarit dhe arrestimi i tij./Shekulli/

Loading...