Arrestohet shqiptari, rrahu për vdekje një 44 vjeçar italian

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili një muaj më parë rrahu në mënyrë barbare një 44 vjeçar Italian në Vareze, duke i shkaktuar vdekjen.

Fillimisht shtetasi italian ra në gjendje kome e cila zgjati rreth dy muaj, ndërsa dy ditë pas daljes nga koma ai nuk ka mundur të mbijeojë për shkak të plagëve të forta në trup dhe në kokë.

Shqiptari Sabit Gabraj tani përballet me akuzën e vrasjes me paramendim.

Loading...