Kosovë-Shqipëri

Arrestohet vëllau i një ish deputeti shqiptar

arrestation

Është vënë në pranga biznesmeni i njohur nga Elbasani Edmond Stafa njëherësh vëllai i ish-deputeti të PS, Bukurosh Stafa.

Biznesmeni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Stafa është pronar i hotel-bar-restorant Skampa në qendër të Elbasanit, në zonën e Kalasë.

Dy ditë më parë, Rama ishte për fushatë në Elbasan dhe e zhvilloi aktivitetin me gratë socialiste pikërisht në restorantin e Stafës. Mësohet se ka qenë Taulant Balla (drejtuesi i fushatës në Elbasan) ai që ka zgjedhur këtë lokal për të çuar Kryeministrin.

51-vjeçari, Edmond Stafa është vëllai i ish-deputetit socialist në Elbasan, Bukurosh Stafës, i cili njihet për influencën e tij në këtë qytet. Mësohet se ai është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.

Ndërkohë mësohet se biznesmeni Edmond Stafa është i dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali. Dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top