Kanë mbërritur në Mexico City emigrantët e parë që udhëtojnë përmes Meksikës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth 450 personave, kryesisht burra dhe djem u është dhënë strehim i përkohshëm në stadium.

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se trupat ushtarake do të vendosen në kufirin me Meksikën për t’i ndaluar këta emigrantë që të kalojnë kufirin.

Emigrantët thonë se po ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador.

Karvani me emigrantë u nis nga Hondurasi disa javë më parë.

Loading...