Arsimi është shtylla e popullit, është shtylla e çdo kombi…

Arsimi është shtylla e popullit, është shtylla e çdo kombi…

Të gjithë e dim dhe e pranojmë se kombi ynë shqipëtar ka ngecur pak mbrapa dhe nuk është zhvilluar për të arritur atje ku duhet të ishte sot.E kaluara e hidhur ka ndikuar më shumë se çdo gjë tjetër në mos zhvillimin e vendit,robëria shekullore ka pasur dhe vazhdon të ketë akoma pasoja të rënda për shoqërinë tonë.

Kohë pas kohe fillon të zhvillohet arsimi dhe përkushtimi për shkollim por kushtet në vendin tonë nuk janë të kompletuara dhe ka shumë mangësi të cilët pengojnë zhvillimin e arsimit qoftë në shkollat fillore,në ato të mesme si dhe fakultetet. Për shumë nxënës, shkolla është gjëja më e mërzitshme dhe e neveritshme, që ata duhet bërë. Orët mësimore, janë orët më të gjata për ta, ndërsa zilja është tingulli më i ëmbël me gjithë vrazhdësinë e saj.Andaj Ministria e Arsimit duhet të mirret më shumë me materialet shkollore,me librat që duhet përkthyer dhe përshtatur për moshën e nxënësve,në ato libra të ketë tema interesante të cilët nxënësit do i bëjnë për vete dhe do të ketë interesim më të madh,të ketë aktivitete ku nxënësit do shprehin talentin e tyre dhe nuk do të jenë vetëm nën presionin e profesoreve apo notave të tyre dhe të ketë disa zbatime ku shkolla do bëhet një ambient më i dashur dhe më atraktiv për nxënësit.

Megjithatë interesimi për shkollim është mjaft i madh nëpër shkolla por ka nxënës që mësimet i mësojnë përmendësh vetëm sa për të kaluar dhe për të marë një notë të mirë gjë kjo që është e mundimshme, e lodhshme dhe më e keqja jo e dobishme për shoqërinë dhe vetë nxënësit.

Për dallim nga e kaluar, përveç se shkolla fillore është obligative tani obligative është bërë edhe shkollimi i mesem i cili mundësoi shumë fëmijë të vijnë nga fshatrat apo vendet e largëta në qytet dhe të zhvillojnë intelektin e tyre.

Vërtetë në vendin tonë më shumë po krijohen probleme sesa vende pune. Fajtor jemi të gjithë për këtë gjendje të krijuar, por sigurisht dikush më shumë e dikush më pak. Sidoqoftë është koha të zgjohemi nga gjumi, dhe të shohim së ku jemi dhe ku dëshirojmë të shkojmë. Më herët për shkak të rrethanave historike, kemi qenë të arsyeshëm, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe çuditërisht po vërehet se fajtor për ngecje jemi vet ne populli.

Loading...