Cristiano Ronaldo refuzon të bëjë tatuazh pasi ai dhuron gjak rregullisht, kështu besohet.

Teksa shumë futbollistë përdorin paratë e tyre për të bërë tatuazhe nga më të ndryshmit, asi i Real Madrid është vetëpërmbajtur.

Kapiteni portugez, i cili nuk ka turp asnjëherë për të treguar trupin e tij, e ka mbajtur atë në formë të shkëlqyer, dhe kjo ka ndikuar në lojën e tij në fushë.

Ronaldo foli për dëshirën e tij për të dhuruar gjak më shumë se njëherë, dhe në 2015 ai është shprehur për Eurosport: “Të gjithë mund të bëjmë diferencën nëse dhurojmë gjak. Çdo dhurim mund t’i shërbejë deri në tre vetave në situata emergjente dhe për trajtime afatgjate.

“Prandaj jam entuziast për rëndësinë e dhurimi të gjakut dhe inkurajojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë që të shpëtojnë sa më shumë jetë.”

Sipas Give Blood, dhuruesit që bëjnë tatuazhe duhet të presin katër muaj përpara se ta bëjnë këtë gjë.

Loading...