Gabimi i djeshëm i kreut Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e ngatërroi emrin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Arta-Rama-Hajrizi me emrin e këngëtares Arta Bajrami, ka shtyrë këtë të fundit që në “cilësinë e kryetares”, së këtij institucioni t`i marr disa vendime që kanë të bëjnë me punën dhe sjelljes e Deputetëve në Kuvend.

Për më tepër ky është postimi i këngëtares në profilin e saj në Facebook

Vendim!
Gjykata Kushtetuese me në krye mua, Arta Bajrami, merr vendimin që:
1. Seanca e ardhshme parlamentare të mbahet pa pranin e vezëve, gazit lotsjellës, filikaqave etj. Kuvend është ai dhe jo kopsht parashkollor.
2. Të gjithë parlamentarët e përshirë në incidente, çoftë gjuajtje me vezë apo përdorim i fjalorit ku duhet vënë “piiiiiip” detyrohen të vijojnë kursin “Si të sillemi si njerëz të rritur?”, para se tu lejohet kthimi në vende të punës.
3. Parlamentarët që mendojnë se kuvendi është një “odë që ua ka lënë baba” dhe ata vendosin çfarë të duan, por edhe ata që përdorin forcën dhe jo argumentin për të bindur elektoratin apo marrë pushtetin, detyrohen të ndrrojnë profesion. Në blegtori ka mjaft vende të lira të punës. Pozita më e lakmueshme: bari/bareshë.
Refuzimi i zbatimit ose shkelja e këtyre rregullave dënohet sipas ligjeve te kushtetutës së Kosovës.
Arta, kryetare e këtij institucioni.

Loading...