Deputeti i BDI-së Artan Grubi në pres konferencë përpara medieve ka prezantuar fotografi në të cilat mund të shihej ish ministri i punëve të jashtme, ndërsa tani deputet i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski se si ka qenë pjesë e protestave kundër gjuhës shqipe, ku kërkoheshin dhoma gazi për shqiptarët.

“I njëjti ky Milloshoski tani në Kuvendin e Maqedonisë para deputetëve deklarohet si demokrat, duke u fshehur pas imunitetit të deputetëve, e shfrytëzon foltoren e Kuvendit, të shpërndaj gënjeshtra dhe të pavërteta kundër BDI-së, vetëm për shkak se më 29 janar BDI vendosi të mos koalicionoj me partinë e ti”, ka thënë Grubi, raporton SHENJA.

Loading...