Deputeti i BDI, Artan Grubi mbrëmë në Top Show me Alban Dudushin ka ofenduar mediumet kumanovare e me këtë edhe gjithë qytetarët kumanovar, njofton Fol.

I ndjerë në siklet nga debati me Elmi Azirin e ASH ku ky i fundit ja tha sy të gjitha ato të këqija që Grubi dhe BDI ja kanë bërë shqiptarëve, Grubi me këtë rast ofendoi mediumet kumanovare duke i thënë Azirit se po mendon se je në ndonjë televizion të Kumanovës duke aluduar në Tv Festa dhe Tv Hana.

Kjo është një fyerje e rëndë ndaj mediumeve lokale të Kumanovës si dhe ndaj gjithë kumanovarëve!

Përkujtojmë Grubin se pikërisht janë këto dy shtëpi informative që kanë krijuar shumë kuadro në fushën e gazetarisë dhe mediumeve dhe se televizionet shtetërore si Alsat M, Tv 21, Shenja Tv funskionojnë fal profesionalizmit të këyre gazetarëve.

Poashtu, Grubi i cili historinë e shqiptarëve duket se e njeh vetëm pas vitit 2009 (incidenti në Kala), duhet ta mësoj se ka qenë pikërisht një media nga Kumanova “Zëri i Kumanovës” që në vitin 1999 i’u dhurua UCK-së dhe u bë zëri i saj – Radio Kosova e Lirë.

Dhe për në fund, Grubi duhet ta dijë se shqiptarët e Kumanovës kanë hapur televizionet e para private në Maqedoni, në kohën kur nuk ekzistonte Top Show, ku Grubi ftohet në panel edhe kur flitet për bujqësinë në Maqedoni.

Loading...