“Usta më të mirë për Bashkimin Demokratik për Integrim se sa Ali Ahmeti NUK KA!”. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, deputeti i BDI-së Artan Grubi, duke e shpërndarë intervistën e kreut të integristëve për televizionin maqedonas Kanal 5. Grubi cili njëherësh është edhe këshilltar i Ali Ahmeti , me postimin e tij sikur ka dashur t’i jep fund zërave për largimin e mundshëm të Ahmetit nga drejtimi i BDI-së, shkruan Gazeta Lajm. Së fundmi, nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar zëra se Ali Ahmeti po përgatitet të tërhiqet nga politika, pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar nga ai disa përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare. Si pretendent të mundshëm për zëvendësimin e Ahmetit është përmendur edhe vetë Artan Grubi, por si kandidat më serioz janë lakuar emrat e Musa Xhaferit, zëvendës kryeministrit Hazbi Lika, kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, e madje edhe emri i kryetares së Tetovës Teuta Arifi./ Gazeta Lajm

Loading...