Kulturë

Artisti që 34 vjet u qëndroi besnik portreteve (VIDEO)

sabedin ejupi

Shkup, 30 qershor- Lajm TV, zhvilloi një intervistë me artistin shqiptar, Sabedin Ejupi. Ai para kamerës së Lajm TV kujtoj vitet e para kur kishte filluar me pikturimin. Ejupi tregon sesa shoqëria jonë është e interesuara për këtë lloj arti. Ai ka folur për dallimin mes shoqërisë tonë dhe asaj evropiane për pikturën.

LajmTV: Sa vite numëron arti juaj?

Ejupi: Unë prej i vogël kam filluar të vizatoj, në shkollë fillore, po ashtu dhe në shkollën e mesme, por pikturën profesionale e kam bërë buzë bregdetit në vitin 1984 domethënë, para 33 apo 34 viteve.  Për herë të parë kam dal rreth bregdetit Adriatik për të vizatuar portrete.

LajmTV: Sa shoqëria jonë është e interesuar për këtë degë të artit?

Ejupi: Më ka habitur fakti  dhe  nuk mund të besoja  se do të jenë shumë të interesuar për artin dhe karikaturat meqenëse ne si shoqëri jemi mbrapa Evropës, por tash edhe në Evropë nuk është shumë interesante sepse në Evropë para shumë viteve kanë filluar të merren me realizimin e portreteve.

LajmTV: Ku e ka burimin motivi i artit tuaj?

Ejupi: Motivi është te fytyra e njeriut, motivi është aty, se më intereson karakteri i njeriut.

Lajm TV: Si sillen çmimet e pikturave a janë të kapshëm për standardet tona?

Ejupi: Shumë persona më kanë pyetur. Unë gjatë stinës së verës jam në Sarandë  dhe të njëjtat çmime që janë këtu në Shkup janë edhe në Sarandë, kur vinë ata të diasporës këtu, dhe kur më pyesin për çmimet e pikturave  ato ngelin të habitur, pse pikturat janë aq  të lira. Për shembull, 20 euro  është  një punim pa ngjyra- bardh e zi, 30 euro është një punim me ngjyra, 10 euro është një karikaturë, ajo për Evropën është një çmim shumë i vogël.

LajmTV: Çfarë sfida e presin një të ri që do të marrë rrugëtimin për në art?

Ejupi: Sfida është se takohesh me njerëz, fiton para, ka edhe shumë sfida interesante.

LajmTV: Për fund apeli juaj ndaj rinisë?

Ejupi: Punë dhe vetëm punë, domethënë edhe mësim, se pa mësim dhe pa punë do të jetë  vështirë. Puna e bën të veten dhe kur punon diçka, atëherë je edhe i kënaqur.

To Top