Artistja e njohur nga Struga, Beti Zylali, sjell për publikun e saj një produksion të ri muzikor.
“Të dua” titullohet projekti i saj më i ri, të cilin e ka publikuar edhe në Youtube.
Beti ka arritur t’i mbetet besnik stilit të saj.
Tekstin e ka shkruar, Lugina Ajro, ndërsa muzikën dhe producent është Vagner Nushi.
Ndryshe, këngëtarja Beti është bashkëshortja e kampionit të mirënjohur të karatesë nga Gostivari, Berat Jakupi.
Për Betin ky ishte projekti i tretë në karrierën e saj, kurse dy të parët titulloheshin “Nuk dua” dhe “Zemrën ma more”. Beti me profesion është pedagoge e muzikës dhe për momentin ushtron detyrën drejtoreshes në shkollën fillore të muzikës në Gostivar./lajm