Opinione

As fleta nuk po i nxen emrat e luftëtarëve të vrarë pas 2001-shit

fleta

Politika dhe politikanët shqiptar, që jan aktiv në jeten politike në Maqedoni , që nga mbas Lufta e UÇK-re, në vitin 2001 e deri në ditët e sotit, jan treguar injoranta e të paditur, lakmitar,  servila dhe të paftyrë. Ne si redaksi e Faqes Zogjtë e Shqipes, do ti japim argumentet tona, kurse këtyre Politikanve servila ju mbetet ti demantojn me argumente, nëse i disponojn ato.

Në UÇK-re ishin rreshtuar, bijtë dhe bijat më të mira të Kombit,  nga të gjitha Trevat shqiptare, por edhe nga Diaspora.Diaspora shqiptare, me prejardhje nga të gjitha, Trevat shqiptare si çdo herë, edhe kësaj radhe, ishte ajo që nuk kursejë asgjë, duke ndar edhe kafshatën e gojës, për Luftën dhe Luftarët e Lirisë.

Lufta e UÇK-re ishte njëra ndër Luftat, ma te suksesëshme të shqiptarve, sepse aty ishin djemtë dhe vashat që kishin fituar përvojen dhe eksperiencën e Luftës në UÇK-në e UÇPMB-në,  shumica e anëtarve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-re, në krye me komandantin e përgjithshëm z.Ali Ahmetin, ishin të vendosur në një shtëpi, në Lagjen ”Tusus” dhe në një Hotel në Prizeren, nga atje komanohej Lufta-apsurdi i llojit të vetë, por një realitet të cilin siq duket, vetëm ne shqiptarët e akceptojm, këta antar të SHP hyjnë në IRJM-në, mbas nënshkrimit të MO-it.Lufta përfundoi me arritjen e MO-it, të ndërmjetësuar nga Faktori Ndërkombëtar, marrëveshje e cila kishte afatin kohor tri vite, për tu Implementuar në terren 100 %, pra nga viti 2001-2004.

Kurse z.Ali Ahmeti formoi partinë BDI-në, kinse me qëllim të Implementimit të MO-it, kurse nga viti 2001deri në ditët e sotit ndodhën shumë zhvillime negative,  ndaj shqiptarëve kryesisht, ndaj Luftarëve të Lirisë, që u planifikuan, organizuan,  egzekutuan vrasjet, burgosjet,  torturat, gjykime e denime të rënda, dhe dëbime të tyre, nga Trojet shqiptare ! Nga viti 2001-2017, jan plotë 16 vite, ku në pushtet BDI-ja ka qenë për 14 vite, akoma vazhdon të jetë dhe dy vite PDSH-ja.
MO-it, edhe mbas 16 vitesh, nuk është Implementuar, përkundrazi shqiptarve që jetojn nën pushtimin sllavo-maqedonas, përveq pushtusit ju shtuan, edhe Bandat kriminele të Partive shqiptare, që plaqkitnin shqiptarët, torturonin dhe terrorizonin ata.

BDI-ja deklarohet krenare, se ka bër shumë për shqiptaret :

-Ka punësuar shqiptar,
Shumica jan farefisë i njerzëve kryesor të BDI-së,
sa ma nuk ju ka ngelur kush pa punë, edhe dashnoret i kan punësuar dhe rehatuar,

-Tek pala shqiptare, mbas biznesesh të mëdha, restorantesh, pompash derivatesh të naftës, firmashë të ndryshme, qëndrojn
njerzit kryesor të BDI-së, që nga fillimi i BDI-së deri më sot, kan shkuar edhe më largë, duke qitur kapitalin në shtetet e
perendimit në Evropë, duke hapur firma dhe biznese të ndryshme, në emër të njerzëve të tyre,

-Gjendja ekonomike, sociale, politike dhe e sigurisë për shqiptarët që jetojn nën pushtimin sllavo-maqedonas, është në
kufijtë e një mjerimi ekonomik, pasigurie totale,

-Gjendja me kulturën, rininë, sportin te shqiptarët, të sjellë vajin në buzë, në qfarë pozite e kan sjellur kulturën, rininë, sportin,

-Gjendja në Arsimin shqiptar, duke filluar nga shkolla fillore, deri në Univerzitet është skajshmërisht i politizuar,

-Kan pajisur me diploma, militantët partiakë, prej shkollës fillore deri në Univerzitet.

Një parti politike dhe një lider politik, nuk mund të jetë ndryshe, pos parti dhe lider injorant, sepse ka shkelur me dy këmbë, të gjithë ata djemë dhe vasha, që sakrifikuan gjithëqka, për Liri dhe të drejta të shqiptarëve të kësaj Treve, por që nuk ishin labilë, lakmitar dhe militant të grupeve parapolitike.
Një parti dhe lider politik, që jan të paditur, ata jan në gjendje të lakmojn, të jen servila të pushtusit, ajo qka i bënë të çoroditur, është se të gënjejnë në sy dhe fare nuk skuqen.
Një parti dhe lider, që jan thirr në emrin e Luftës, është dashur të kujdesen për këto vite në pushtet, për të sjellur ligje, që do t’ju rregullonte statusin, kategorive të dala nga Lufta, gjersa armiku sllavo-maqedonas për ”Branitellat”, ka sjellur,  miratuar dhe egzekuton ligjin për ta, çka bëtë ju BDI, çka bëre ti lider i BDI-së. Kategoritë e Luftës në këto Treva, jetojnë jetën në mëshiren e fatit dhe njerzëve zemër mirë, ata nuk kan asnjë kujdes nga ju.

Nga mbarimi i Luftës të kesh 32 shqiptar, kryesisht ushtar Lirie, të burgosur,  gjykuar dhe denuar me Burgim të Përjetshëm, nëpër procese të montuara politike, me juve në pushtet, asnjëhere mos të hapni, për diskutim dhe për zgjidhje kët temë, a ka ma Turp ? Nga mbarimi i Luftës të kesh qindra shqiptar, kryesisht ushtar Lirie, të burgosur, gjykuar dhe denuar me Burgime të rënda, nëpër procese të montuara politike, me juve në pushtet, a nuk është paftyrësi, idiotizëm.
Nga mbarimi i Luftës të kesh me dhjetra shqiptar, kryesisht ushtar Lirie,  komandant të cilët ta fituan Luftën në 2001, të vrarë nëpër prita dhe kurtha, nga tradhëtit e ndryshme, me juve në pushtet a nuk është kjo bashkëryrje e krimit, nuk mundeni të akuzoni vetëm, pushtusin sllavo-maqedonas gjerësa ju keni qenë në pushtet me ta, përgjegjësia është edhe e juaja.Ju klani i BDI-së dhe lideri i saj, për 10 vite a më shum, në bashkëpunim me Gruevskin, Jankullovsken,  Mihajlkovin etj,  instaluat një rexhim kriminel, diktatorial u deshtë një angazhim i madh i Shqipërisë edhe i SHBA-ve, që ta çkapin shtetin , nga Bandat e juaja.
Sot prap ju klani i BDI-së dhe lideri i saj, jeni në pushtet por nuk jeni të lirë, sepse me vetëdëshir, për lakmi, nga padituria, injoranca dhe paftyrësia jeni të kapur nga Gruevski, Mihajlkovi, Jankullovska etj, të cilët ju kan në shuplak të dorës.
Ju klani i BDI-së me liderin, jeni të dështuar ajo çka u arritë me Luftë, ju e humbet në tavolinë, nga injoranca, padituria, lakmia, serviliteti ndaj armikut, ky është një realitet i cili po na dhemb, në shpirt si shqiptar që jemi, sepse gjithë ai angazhim,  ajo punë, ajo sakrificë e gjeneratave të tëra dhe ai gjak i derdhur, po del se ju e shfrytëzuat, jo për Lirinë dhe të drejtat e shqiptarve në këto Treva, por për Lakmin e juve, athua vallë kur do të ngopeni ma ?!.

Editorial nga Redaksia
Zogjtë e Shqipes

 

To Top