Harry Kane shënoi tripletën më të rëndësishme të karrierës, pasi arriti të vendosë një rekord në Premier League, por njëkohësisht të jetë futbollisti që ka shënuar më shumë gjatë 2017-ës.
Sulmuesi i Tottenhamit shkoi në kuotën e 39 golave në vit, në Premier League, duke thyer rekordin që mbahej nga Alan Shearer me 36. Gjithashtu, Kane shënoi golin e 56 në të gjitha kompeticionet, për vitin 2017, duke parakaluar Lionel Messin me 54, por edhe Cristiano Ronaldon dhe duke u konfirmuar si futbollisti që ka shënuar më shumë në këtë vit kalendarik.
Pas ndeshjes, Kane nuk i fshehu emocionet, ndërsa pranoi se ishte shumë i lumtur që emri i tij tashmë rreshtohet krah më të mirëve.
“Jam shumë i lumtur që vendosa një rekord në Premier League, por edhe që arrita të shënoj më shumë se të gjithë. Messi dhe Ronaldo janë 2 futbollistët më të mirë në planet dhe të parakaloj ata, është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Është një nder për mua, që emri im të shënohet krah futbollistëve më të mirë”, tha Harry Kane.

Loading...