Asaf Ademi emëron dy drejtorë, Qendra për kulturë në Kërçovë për herë të parë me drejtor shqiptar

Ministri Asaf Ademi po vazhdon të evitojë dëmet që në sferën e kulturës i kanë bë VMRO dhe BDI për 10 vite rresht. Në këtë drejtim ai ka emëruar dy drejtorë të rinj shqiptarë. Në Qendrën për kulturë në Kërçovë për herë të parë është emëruar drejtor shqiptar, post të cilin tani e tutje do e mbajë Mazllam Osmani. Ademi ka emëruar edhe drejtorin e ri në Muzeun e Strugës, post të cilin do e mbajë Denis Sefedinovski. Ditëve në vijim priten emërime të reja.

Loading...