Asani në “Balkan Scam 4” u prezantua si yll i së ardhmes

Para disa ditëve në Shkup u shfaq premiera e filmit “Balkan Scam 4” ku skenari dhe regjia e këtij filmi u realizua nga Mensur Kadriu dhe xhirimet e filmit janë kryer po në Shkup. Filmi trajton temën e mafisë së Ballkanit. Në premierën e këtij filmi mysafir special ishte edhe aktori i Hollyëood-it Guido Kessler.

Bash ky aktor i famshëm pati fjalë miradije për realizimin e filmin, poashtu edhe për disa aktor, ndër ta për Rexhep Asanin të cilin e vlerësoi si fytyrë mjaft tërheqëse që do kishte ta kenë industritë botërore.

Asani u shpreh shumë i kënaqur me karrierën e tij të shkurtë por shumë me vlera, pasi për 1 vit aq sa ka qen i angazhuar nëpër projekte filmike por edhe muzikore, ka dhënë “frytet” e duhura. “Edhe pse skam qen me profesion aktor, unë kam dhënë maksimumin prej momentit të parë që jam angazhuar në projekte filmike. Pra kam pas besim tek vetja dhe ja që sot jam i respektuar kudo që paraqitem. Por dua të ceki se nuk do isha ky që jam sot, nëse nuk do kisha përkrahjen maksimale nga Mensur Kadriu i cili më angazhoi në aktrim. Po ky njeri, ka bërë që edhe shumë aktor tjerë ti angazhoj edhe pse të njëjtit kishin humbur shpresat për të luajtur në ndonjë film, edhe pse ata kishin të kryer fakultetin për aktrim”, u shpreh Asani, i quajtur Xhimi Cuba.

Ndryshe, sipas tij, e presin edhe shumë projekte tjera në të ardhmen. “Roli im në fillim ka qen si grek, por tani po paraqitem edhe si shqiptar. Kam shumë projekte që kanë kërkuar të jem unë i angazhuar aty, por për momentin nuk dua ti bëjë publike deri në momentin kur do të bëjë marrëveshje zyrtare”, tha djaloshi nga Shkupi, i cili dikur ishte edhe trajner i suksesshëm i mundjes. Përkatësisht ishte i angazhuar ne KM Tefejuz si dhe në reprezentacionin e Maqedonisë./Lajm/

Loading...