Asani: Shpresojmë të përsërisim lojën sikur me Vardarin

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme në derbin e kryeqytetit kundër Vardarit (1-1), ekipin e FC Shkupi e pret një përballje tjetër të vështirë, ajo me Akademija Pandev.

Futbollisti Shpend Asani pohon se skuadra është kthyer në formë dhe kujton se mund të marrin një rezultat pozitiv në Turnovo të Strumicës.

“Të dielën kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme, por që në fund nuk arritëm të marrim tre pikët. Por gëzon fakti që jemi kthyer në formë të mirë dhe shpresojmë të përsërisim lojën e mirë edhe në ndeshjet e radhës. Ndaj Akademija Pandevit nuk kemi se çka humbim, duke respektuar kundërshtarin por duke kërkuar që të marrim pikë edhe në këtë takim. Luajmë tri ndeshje si mysafirë dhe çdo pikë për ne do të jetë me vlerë, që më pas ta kemi edhe më lehtë kur të kthehemi në fushën tonë”, tha Shpend Asani.

Takimi Akademija Pandev-Shkupi do të zhvillohet ditën e mërkurë me fillim prej orës 16:00, ndërsa do ta drejtoj Faton Mustafi nga Tetova.

Ndeshjet, java e 28-t
(e mërkurë, ora 16:00)

Vardar-Shkëndija
Renova-Rabotnicki
A.Pandev-Shkupi
Skopje-Sileks
Pelister-Pobeda

Renditja
1.Shkëndija                     69
2.Vardar                          49
3.Sileks                            41
4.Rabotnicki                    35
5.A.Pandev                      32
6.Renova                         31
7.Shkupi                          30
8.Pobeda                          25
9.Pelister                          24
10.Skopje                        24

Loading...