Qyteti i Shkupit dje ka filluar asfaltimin e rrugëve nëpër gjatësinë e kanalit në Hasanbeg, si pjesë nga aksioni i madh për asfaltim të numrit më të madh të rrugëve dhe rrugicave në Hasanbeg dhe në rajonet tjera të përmbytura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Janë duke u asfaltuar 450 metra katrorë në një gjatësi dhe gjërësi prej katër metra. Gjithsej do të asfaltohet sipërfaqe prej 1.800 metrave katrorë. Kjo rrugë është e para nga një seri rrugësh që do të asfaltohen dhe riparohen nga NP ‘Rrugë dhe rrugica’, të cilat u dëmtuan gjatë vërshimeve më 6 gusht.

Mjetet e këtyre asfaltimeve u siguruan nga qyteti i Shkupit, ku rreth 2.5 milion euro u ndan kryesisht për këtë aksion.

Loading...