Aleanca për Shqipëtarët- dega Tetovë njofton opinionin se para 6 muaj ka bërë kërkesë deri tek Agjencioni për Revizion ti bëjë transparente harxhimin dhe menaxhimin me para publike për Komunën e Tetovës dhe Spitalin Klinik të Tetovës.

“Deri sot nuk kemi asnjë përgjigje nga Institucioni për Revizion i cili ka obligim ligjor dhe kushtetues ti përgjigjet çdo kërkese rreth harxhimeve të taksapaguesve. Shpresojmë se Agjencioni për Revizion do ti përgjigjet kërkesës sonë ku jemi në pritje të dimë rreth furnizimeve publike, punëtorëve me kontratë në vepër, investimeve dhe menaxhimit në tërësi nga puna e Komunës në Tetovë dhe Spitalit Klinik në Tetovë”, thekson ASH në Tetovë.

Sipas kësaj partie, aty ku ka keq menaxhim duhet të ndërhyj drejtësia dhe të thotë fjalën e saj.

“Ne Shqiptarët e Maqedonisë i jemi nënshtruar një qeverisje e cila çdo ditë përthanë interesin e qytetarëve duke zhvilluar korrupsion, nepotizëm, punësime partiake dhe kështu humb shpresën për një ditë më të mire dhe Rinia po merr rrugët në Evropë. Kjo do të ndalet kur para drejtësisë do të dalin edhe Gordanet tonë alias Teuta Arifi apo Gruevskat tanë alias Ali Ahmeti të cilët kanë bër korrupsion me Maxhar Telekomin, Procesin e Regjistrimit , Proceset Zgjedhore dhe Ndërmarrjet Publike. Prandaj ne si Aleancë i kemi shpresat tek drejtësia e pamvarur nga politika dhe i japim përkrahje pa rezervë prokurorisë speciale të bëj detyrën e vet deri në fund”, thekson ASH.

Loading...