ASH: BDI-ja e LSDM-ja, lënë nëpër çajtore nxënësit shqiptarë!

Dega e Aleancës për Shqiptarë në Kumanovë sërisht ka reaguar ndaj kushteve mizore në shkollën e fshatit Çerkez të Kumanovës.

“Skandalet në fushën e arsimit në qytetin e Kumanovës nuk kanë të ndalur dhe për këtë ka një fajtor dhe një adresë që quhet pushteti LSDM-BDI !

BDI dhe LSDM kanë bërë marrveshje të kundërligjëshme ku janë dakorduar që nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe drejtorët të jenë nga njëra parti ndërsa zëvendësdrejtorët partia tjetër , dhe ky fakt është në kundërshtim me ligjin dhe paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë të politikës në privatësinë e shkollave .

Pastaj është hera e parë që një parti maqedonase merr pozitat e drejtorëve dhe zv.drejtorëve nëpër shkollat shqipe në Kumanovë dhe kjo ndodh falë politikave të mbrapshta të LSDM dhe inferioritetit dhe nënshtrimit total në BDI – së .

Skandaloze është edhe mënyra se kur filluan punimet për renovimin e Sh.f. Jeronim Derada f. Çërkez ku në vend se të fillohej me punë në qershor dhe tani shkolla të ishte e gatshme për fillimin e procesit arsimor , këta pushtetar me qëllim për ti bërë publicitet punës së tyre ata vendosen që punimet ti fillojnë tani në muajin shtator .
Nxënësit e fshatit Çërkez janë shpërndarë nëpër podrume e çajtore ku tri klasë mbajnë mësim në ndonjë depo të përbashkët , ndërsa arsimtarët janë të detyruar që një orë ta mbajnë në një lagje ndërsa orën tjetër në lagjën tjetër dhe i gjithë ky fakt ndikon drejpërdrejt në procesin arsimor si dhe vret ndjenjën e nxënësve për tu pajisur me dituri !

Skandali tjetër ndodhi në Sh.F Bajram Shabani në ditën e parë të pritjes solemne të nxënësve të klasës së parë ku për shkak të kryetarit të Komunës të gjitha fjalimet u përkthyen edhe në gjuhën maqedone duke ua ngatërruar mendjen e vogëlushëve të cilët fillimisht ishin të hutuar nga emocioni i takimit për herë të parë me ambientet e shkollës ata ishin të detyruar të dëgjonin edhe fjalimet në gjuhën maqedonase !

ASH Kumanovë ju bën thirrje këtyre njerëzve të pa përgjegjshëm që të qëndrojnë sa më larg nga shkollat dhe se mos të ndërhyjnë në autonominë e shkollave sepse nuk lejohet eksperimenti me shkollat shqipe dhe me nxënësit shqipëtar , në të kundërtën do të përballen me popullin dhe do të japin llogari për çdo të keqe që ja kanë shkaktuar arsimit ship , shkollave shqipe dhe nxënësve shqiptarë në Kumanovë “!

ASH Kumanovë !

Loading...