ASH: BDI ka kapur universitetet, të hetohen parregullsitë

Aleanca për Shqiptarët në një reagim për parregullsitë e konstatuara në disa universitete në vend
drejton gishtin te ndikimet politike. Nga kjo parti thonë se arsimi sipëror në Maqedoni është
devalvuar, politizuar dhe privatizuar.
Më tej në reagimin e ASH-së thuhet:
“Paralajmërimet e vazhdueshme të Inspektoriatit për Arsim për Universitetin Nënë Tereza në Shkup,
si dhe Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, përparregullësi të ndryshme dhe shkelje të procedurave
ligjerore gjatë përzgjedhjes së profesorëve, madje edhe vetë Rektorit të UNT, pa konkurs, tregojnë
tendencat e BDI-së, e cila ka kapur këto Universitete, duke e devalvuar në masë të madhe arsimin
sipëror në Maqedoni, duke e politizuar dhe privatizuar, vetëm për t’i rehabilituar figurat e tyre
partiake, si profesorë Universitar.
Ne si Aleancë për Shqiptarët vazhdimisht kemi paralajmëruar dhe kërkuar nga organet kompetente të
kryejnë revizion të hollësishëm për mënyrën e punësimeve partiake dhe tenderëve për ndërtimin e
godinave universitare të cilët ndahen pa asnjë standard tenderimi siç ishte rasti me Universitetin
“Nënë Tereza”.
Gjithashtu kërkojmë nga Inspektoriati Shtetëror për Arsim, ta hetojë edhe rastin e përfolur të dy
profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin Shtetëror të Tetovës për të cilët dyshohet se
kanë braktisur vendin për shkak të dyshimeve të mëdha për korrupsion. Për të gjitha këto dështime
në fushën e arsimit nëpër universitetet shqiptare ka një përgjegjës dhe ai është Bashkimi Demokratik
për Integrim.” (INA)

Loading...