Pas intervistës së zv kryeministrit Bujar Osmani ka reaguar Aleanca për Shqiptarët. Reagimi ka të
bëjë me deklaratën e Osmanit se opozita është kundër integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.
“Për BDI-në dhe Bujarin, edhe të burgosurit e rastit Monstra ishin terrorist, edhe Haki Aziri nuk ishte i
kidnapuar edhe Rexhail Qerimi është terrorist, edhe Agim Beluli ishte terrorist, edhe Luani ishte
simbol i shqiptarëve, edhe gjuha shqipe ishte e zyrtarizuar. Shqiptarët e dinë mirë se Rusia nuk ishte
në Maqedoni por atë e sollën qeverisja VMRO-BDI. U deshtë shumë mundë, sakrificë, gjak dhe ndikim
shumë i madh i miqve ndërkombëtar dhe mezi i larguam nga VMRO dhe Nikolla Gruevski. Aq shumë
ishin të lidhur në krim. Nuk ndaheshin dot. Dhe nuk e harruan zanatin as tani. Vazhdojnë ti shërbejnë
me devotshmëri padronit të ri. Po ta përsërisim edhe njëherë Bujar Osmani, ne -shqiptarët
maqedonas jo, ndërsa ju, edhe kameleonët do tua kishin zili”, thuhet në reagimin e Aleancës për
Shqiptarët, duke theksuar se ASH ka dëshmuar se është e përkushtuar në rrugën e integrimit të
vendit në NATO dhe BE.
NË një intervistë për Alsat Osmani foli për referendumin e 30 shtatorit, duke theksuar se edhe se
kritikat e opozitës janë pengesë e qëllimshme për integrimin e vendit në BE. (INA)

Loading...