ASH: Qeveria LSDM-BDI, vazhdon me diskriminimin ndaj shqiptarëve

Qeveria LSDM dhe BDI, po bëhet diskriminuese për punësimin e shqiprave në administratë. Kjo ndodh në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim e udhëhequr nga Adnan Xhaferovski, ku në konkursin e hapur nga kjo drejtori me numër 69A/2018 për një të punësuar, sipas konkursit të hapur i (e) punësuari (a) duhet të përkas nacionalitet maqedonas. Ky pasus që vë në shprehje diskriminimin në bazë etnike është në fund të konkursit në rubrikën “Vërejtje” ku thuhët:Punësimet e parapara në pajtim me planin vjetor të këtij institucioni për vitin 2018 I punësuari duhet të jetë –Maqedonas/e.

Dënojmë ashpër këtë veprim diskriminues që është në kundërshtim me Nenin 9 të Kushtetutës së RM, në pjesën e e të drejtave qytetare dhe politike të qytetarëve të saj, ku në bazë të këtij neni Qytetarët e Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, përkatësisë etnike, fetare e politike.

Gjithashtu rikujtomë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qeverinë LSDM-BDI, edhe për Nenin 32 të Kushtetutës së RM, se gjithe secili ka drejtë për tu punësuar, dhe ka në dispozicion vend të punës me kushte të barabarta.

Ftojmë urgjentisht, organet kompetente, Agjensionin për Administratë, Gjykatën Administrative dhe Qeverinë e RM, të marrin masat e duhura juridike dhe penale, për ta tërhequr këtë konkurs, diskriminues dhe fazhizoid, jo vetëm që nuk respekton Kushtetutën dhe Ligjin për Marrëdhenie punë, por nxit edhe urrejtje ndëretnike, dhe godet mbi realitetin multietnik të vendit.

Loading...