Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj veprimtarisë propagandistike njëetnike në vend, që po fshehë dhe injoron vlerat dhe realitetin multietnik.

“Vlerat europerendimore dhe perspektiva euro-integruese ka qenë dhe do te ngelet objektiv dhe përcaktim esencial i ASH në veprimin e saj politik. Qeveria e Maqedonisë, në fushatën e saj, po shpërndan afishe she materiale propandistike, duke e bërë vetëm kombin maqedonas ekzistent në Maqedoni, duke shkelur mbi realitetin multietnik te vendit”, nënvizon ASH.

Sipas reagimit, afishet që zyrtarë të LSDM po i ndajnë me opinionin : Hyjmë në NATO dhe BE si maqedonas” “ Me marrëveshjen e sigurojmë ardhmërinë maqedonase” dhe “Gjuha Maqedonase është e mbrojtur” konfirmojnë shqetësimin dhe reagimet e ASH se kjo qeveri tenton ta zhbëj kombin shqiptar, madje ta paraqes si inekzistent dhe të paqenë.

“Shqiptarët, e duan integrimin BE dhe NATO-n,ata pa fajin e tyre kane ngelur me dekada jashta këtyre institucioneve ndërkombëtare pikërisht ndaj kontesteve politike te maqedonasve me fqinjët e tyre dhe sot kjo qeveri tenton tju mvesh kombin politik “maqedonas” E rikujtojmë Qeverinë LSDM dhe BDI se shqiptarët do të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe europian, por jo edhe si maqedonas”, reagon Aleanca për Shqiptarët.

Loading...