Askush nuk ka “çirakë” më të mirë se BDI-ja

Xhevdet Hajredini

Ashtu sikur premtova dje, në vazhdim po ua sjelli përshkrimin e gjendjes në të cilën Ameti dhe Gruevski e prunë Maqedoninë me mënyrën si e ushtruan pushtetin deri sa bashkë e keqpërdorën, sipas Raportit të Grupit të Rajnhard Pribes.
1. Përzierje e qartë dhe direkte e funksionarëve të lartë qeveritar dhe partiak në aktivitete ilegale, përfshirë edhe mashtrime zgjedhore.
2. Korrupsion (për korrupsionin në Raport thuhet vetëm se nevojitet një raport i veçantë).
3. Keqpërdorimi i pushtetit dhe u autorizimeve.
4. Konflikti i interesave.
5. Shantazhe
6. Presion mbi punëtorët në sektorin publik të votojnë për një parti të caktuar nën kërcënim se do të largohen nga puna.
7. Shkelje të rënda të procedurave për furnizime publike me qëllim të përfitimeve të palejuara
8. Nepotizëm dhe proteksion
9. Përzierje të papranueshme politike në nominimin e gjykatësve
10. Përzierje te institucione tjera të pavarura për përfitim personal ose partiak
Për të ardhur deri në këtë gjendje, me të vërtetë duhet të jesh, ashtu si të quajnë “çirakët”- “usta”. Për BDI-n, për fat, edhe “çirakë” më të mirë se sa këta që i ka tash, nuk ka.

Loading...