Histori

Askush nuk prezentoi në xhenazen e prindit të vet

Screenshot_20170614-005952

Një djaloshit i vdiq prindi dhe askush nuk i erdhi në përcjelljen e xhenazes së tij. I biri e mori xhenazen dhe e dërgoi i vetëm në shkretëtirë për ta varrosur.

Një bari i shkretëtirës që kujdesej për disa dhen, e vërejti djaloshin, iu afrua dhe i tha:

-Ku janë njerëzit? Pse e varrosë prindin i vetëm?

Djaloshi nuk deshi që të flet lidhur me këtë, vetëm se i përsëriti fjalët: “La haule ue la kuvete il-la bil-lah!” (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut)

Bariu e kuptoi gjestin e djaloshit dhe e zgjati dorën që t’i ndihmojë për ta varrosur xhenazen. Pastaj i ngriti duart drejt qiellit, filloi të lutet në vetmi, e la djaloshin dhe shkoi te delet e tij.
Natën, i biri e pa në ëndërr prindin e vet.

E pa të buzëqeshur, të përgëzuar me Xhenetin më të lartë, Xhenetin Firdeus. I habitur e pyeti atë se ç’i kishte mundësuar të arrijë në këtë gradë. Kurse ai iu përgjigj se kjo qe bereqet i lutjes së bariut.
Në mëngjes, djaloshi u zgjua herët dhe doli për ta kërkuar bariun. E eci shkretëtirën në tërësi, derisa e gjeti. E kapi fort për dore dhe i tha:

-Për hir të Allahut, më trego çfarë lutje bëre për prindin tim! E pashë atë në Firdeusin e lartë!
Bariu iu përgjigj:

-O biri im, e luta Allahun me lutjen e një robi të përulur dhe i thashë: “O Zot, unë jam fisnik. Kur më vjen mysafiri e fisnikëroj. Ky rob është mysafiri yt. Kurse ti je Fisniku i fisnikëve!”

Kjo dua u pranua nga sinqeriteti i besëlidhjes dhe marrëveshjes me Allahun. Kur besëlidhja jote është e sinqertë me Allahun, atëherë hapen dyert e Tokës dhe qiejve, dhe i mirëpresin lutjet dhe kërkesat tua.

Prandaj, bëhu i drejtë dhe i sinqertë me Allahun në atë marrëveshje dhe besëlidhje që ia ke dhënë Atij, kështu Allahu do të jetë i sinqertë me ty në dynja dhe në ahiret!

Hoxhë Irfan Jahiu

Read more: http://www.tetova1.com/2017/06/13/askush-nuk-prezentoi-ne-xhenazen-e-prindit-te-vet/#ixzz4jvUFS0qE

To Top