Aspirinat të ndihmojë në parandalimin e kancerit të mëlçisë? Ja çka thotë hulumtimi

Mendoni se duke i konsumuar dy aspirina ju mund ta reduktoni rrezikun e kancerit të mëlçisë? Epo, hulumtimet e reja sugjerojnë se kjo rutinë javore faktikisht mund të jetë efikase.

Hulumtuesit kanë zbuluar se përdorimi i dy apo më shumë pilula të dozave standarde (325 miligramë) është ndërlidhur me një reduktim prej 49% të rrezikut të kancerit të mëlçisë.

“Përdorimi i rregullt i aspirinës shpie dukshëm në rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të mëlçisë, krahasuar me mos përdorimin e aspirinës. Ne gjithashtu kemi mësuar se rreziku reduktohet edhe më shumë me rritjen e dozës së aspirinës dhe kohës së përdorimit”, ka deklaruar autorja e këtij studimi, Dr. Tracey Simon.

Megjithatë, duhet të ceket se studimi nuk ka ofruar dëshmi që aspirina e redukton rrezikun e kancerit të mëlçisë, por ka treguar se ekziston një lidhje mes këtyre dyjave.

Për këtë studim, hulumtuesit i kanë analizuar të dhënat afatgjate të më shumë se 45,800 femrave dhe të 87,500 meshkujve në SHBA.

Përndryshe, rreziku i zhvillimit të kancerit të mëlçisë kishte qenë 59% më i vogël mes atyre që kishin përdor aspirinë rregullisht për pesë vjet apo më shumë.

Loading...