Astronauti shëtitet nëpër hapësirë mbi fshesën elektrike (Video)

Anton Shkaplerov nga Rusia, që shërbeu në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës si inxhinier, ka postuar një video ku tregon se si argëtohej gjatë kohës së lirë.

I ulur mbi një fshesë elektrike dhe me këngën “I Belive I can Fly” të R Kelly, 45-vjeçari mahitet se kinse është duke fluturuar, transmeton Telegrafi.

“Nganjëherë më duket vetja si Superman”, ka thënë mes tjerat Shkaplerov, në filmimin që ndau me miqtë e rrjeteve sociale.

Në anë tjetër, ai ishte komandant i Soyuz MS-07, që së bashku me dy astronautë tjerë qëndroi para një muaji në qendrën hapësinorë. /Telegrafi/

Loading...