Opinione

Ata që flasin kundër myslimanëve shqiptarë, janë vasalë të armiqve tanë!

gentian

 

Racizmi, Islamofobia dhe qëndrimet ekstremiste antiislame janë antivlera të importuara që bien në kundërshtim të plotë me vlerat tona autoktone kombëtare shqiptare.

Një me fe të grekut, sllavit apo të fashistëve dhe tjetri me ateizëm të rusit s’mund t’i thotë pasuesve shqiptarë me fe  të Haxhi Zekës, Ymer Prizrenit, Vllezërve Frashëri që ky nuk është atdheu i juaj.

Pa myslimanët që i njihni dhe më shumë prej atyre që nuk i njihni, ju as shqip s’do flisnit dhe ajo që njihen kauzë shqiptare do të konsiderohej mit.

Prandaj çdo kush që fletë kundër myslimanëve të kombit shqiptar që përbëjnë mbi 80% të kombit, ai është spiun dhe vasal i pastër i armiqve tanë.

E di që ka edhe injorant që s’dinë çfarë bëjnë për çfarë bënë kjo shoqëri që s’i edukon. A është dikush që e ndalon edukimin e tyre ose mbase ata janë frytë i indoktrinimit në vend të edukimit.

Dihet po ashtu që ka edhe politikanë që e përdorojnë fenë për të mbuluar ngjarje, për të tërhequr vëmendje, pavarësisht funksionin të tillët duhet gjuajtur në koshin e plehërve literalisht ashtu siç bënë qytetarët e Ukrainës me një nga liderët politik të tyre.

Trojet shqiptare janë atdheu  i çdo kujt pavarësisht bindjes religjioze, politike. Madje ato mund të jenë vendbanim i sigurt edhe për ata me etni tjetër.

Por çdo ekstremist antiislam dhe islamofob që manifeston publikisht urrejtje për myslimanët shqiptar atë nuk e kemi asgjë as për Bajram as për Pashkë. Ai është armik i popullit dhe bindjeve të këtij popull dhe të tillët o duhet edukuar dora e shtetit o mund t’i edukoj rruga.

Gentian Jetishi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top