Opinione

Ata që s’përkrahin platformën e përbashkët politike bëhen përçarës

22 mehazi

SULEJMAN MEHAZI

Miq, qytetarë, opinionistë, gazetarë, analistë,  e intelektualë të profileve të ndryshme duhet përkrahur së bashku, si një trup, Platformën e Përbashkët Politike  të partive politike shqiptare në Maqedoni. Pa marrë parasysh  të metat e platformës ne s’duhet kritikuar, për shkak se bashkimi i partive shqiptare është më i vlefshëm se të metat e kësaj platforme. Kurrë më parë s’kemi qenë të bashkuar si tani, burimi i këtij bashkimit rrjedh nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipēri, Kosovë e diasporë. Pra, ata që kritikojnë, s’pajtohen me këtë bashkim, lirisht e me përgjegjësi të madhe mund të themi se janë përçarës e dashakeqës të ç’ështjes kombëtare. Kritikuesit e kësaj Platforme kanë disa qëllime:

-Ju pengon bashkimi i partive për shkak të pasioneve të tyre karieriste qeveritare;

-Mund të jenë bashkëpunëtorë të Gruevskave, Mihajllovave, Nikoliçave, Daçiçave etj;

– Shprehin megalomani mençurie, duke menduar se janë më patriotë e më të ditur për shkak të shpirtrave të tyre përçarës.

– Anojnë nga ndonjë parti politike për të krijuar qeveri, për këtë shkak ju pengon ky bashkim;

-Mendojnë se me shkrimet e tyre kundër kësaj platforme të përbashkët bëhen mbrojtës të kauzës shqiptare, a fare s’ju shkon mendja se në psikologjinë e bashkimit, ndarësit janë përçarës.

Nëse të gjithë për një e përkrahim kētë platformë politike, do t’i detyrojmê partitë politike që duan të devijojnë nga ky bashkim, e të lidhen me ndonjë parti maqedonase, nuk do mund të levizin nga kjo platformë e përbashkët politike, për shkak unitetit popullor.

 

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top