Atanasov zv.ministër i Arsimit, Kaleska Vançeva deputete e re në radhët e LSDM

Deputeti Petar Atanasov nga LSDM-ja më datë 23 të këtij muaji ka dhënë dorëheqje nga funksioni, e cila duhet të konstatohet në seancën e caktuar për më 29 gusht.

Në të njëjtën seancë, siç informojnë nga Kuvendi, pritet që Atanasov të zgjidhet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në vendin e Atanasovit, siç njofton MIA, në bankat e Kuvendit duhet të ulet Snezhana Kaleska Vançeva nga lista e LSDM-së në njësinë zgjedhore numër I.

Loading...