Atentati në Lezhë, ish-polici i ekzekutuar i përfshirë në një vrasje në vitin 2011

Ekzekutimi mafioz i ish-efektivit Dritan Lorenci që u qëllua për vdekje në aksin Lezhë-Shkodër dyshohet të ketë lidhje me një vrasje më 14 tetor të vitit 2011.

Ish-polici Dritan Lorenci në vitin 2011(në atë kohë polic në detyrë) së bashku me një tjetër, vranë Endri Bejtjan dhe plagosën një tjetër. Vrasja në vitin 2011 ndodhi në Gjykatën e Lezhës gjatë një gjyqi ku shqyrtohej një mosmarrëveshje pronësie mes dy familjeve.

Për atë ngjarje, Prokuroria kërkoi 18 vite burg për ish-policin Dritan Lorenci dhe 15 vjet për bashkëpunëtorin e tij. Por, në vitin 2013 Gjykata e Laçit vendosi të shpallë të pafajshëm dy të akuzuarit.

Nuk është e sigurt nëse atentati i sotëm në aksin Lezhë-Shkodër ka lidhje me vrasjen e vitit 2011.

Loading...