Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2018-05-01 10:29:23Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Të pengohet në praktikë rruga drejtë marrëveshjes për emrin, ka qenë një prej qëllimeve të aktiviteteve të diplomatëve rusë në Greqi, thotë, duke iu referuar burimeve të veta, gazetari i gazetës “Katimerini”, Vasilis Nedos gjatë një bisede me korrespondenten e MIA-s nga Athina.

Gazetari me përvojë, sot me tekstin e tij zbuloi se Athina po ndërmerr masa për katër diplomatë rusë, për MIA-n sqaron për çfarë saktë bëhet fjalë.

“Burimet tona thonë se dëbimi i dy diplomatëve rusë dhe ndalesa për hyrje në vend për dy të tjerë, do të thotë për gjithsej katër persona ka të bëjë me tentimin për marrjen dhe përhapjen e informacioneve të cilat janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Greqisë dhe për tentimet për revokimin e funksionarëve shtetërorë. Në këto korniza të përgjithshme është përfshirë edhe tentimi, në të vërtetë të pengohet në praktikë rruga drejtë Marrëveshjes me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për emrin, kjo është e qartë, burimet tona e përmendin këtë dhe mendoj se është pjesë mjaft e rëndësishme në këtë çështje”, thotë Nedos.

Gazetari i “Katimerinit”, duke iu referuar burimeve diplomatike përmend se aktivitetet e faktorit rus kanë pasur lidhje me mitropolitë, prefektë dhe ngjashëm nga pjesa veriore e Greqisë, por edhe me murgj nga Mali i Shenjtë.

“Është e ditur, ndërsa kësaj here burimet tona më shumë e përmendin këtë, involvimin e faktorit rus në rastin e Malit të Shenjtë dhe marrëdhëniet shumë të mira që i kultivon me mitropolitët, prefektët dhe funksionarë të tjerë nga Greqia Veriore”, komenton për MIA-n gazetari nga “Katimerini”.

Pa u ditur nëse kanë ndonjë lidhje me Rusinë apo me diplomatët rusë, është fakt se është i madh numri i mitropolitëve, posaçërisht nga Greqia Veriore që prej nga fillimi i negociatave ishin kundër zgjidhjes, ndërsa edhe tani, pothuajse një muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes, një pjesë e tyre vazhdojnë t’i mbështesin protestat “për karakterin grek të Maqedonisë” në pjesën veriore të vendit.

E ngjashme është situata me murgjit nga Mali i Shenjtë. Siç publikoi MIA para dy javësh, përmes kumtesës murgjit hapur thanë se nuk e pranojnë Marrëveshjen e Prespës.

Nga ana tjeter, Rusia do të dëbojë dy diplomatë grekë në përgjigje të vendimit të Athinës për të debuar dy nga të dërguarit e Moskës, njoftoi agjensia ruse e lajmeve RIA.

Më herët u raportua se “Athina kishte vendosur të dëbojë dy diplomate ruse dhe te ndaloje hyrjen e dy te tjereve, të akuzuar se kishin cenuar sigurine kombetare, ne tenative te merrnin informacione duke blere zyrtare vendas”.

Qeveria greke nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt raporteve, por zëdhënësi i saj tha se nuk do të toleronte ndonjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar. Asnjëra prej këtyre raporteve nuk tha nëse dëbimet kishin ndodhur, megjithëse zëdhënësi grek sugjeroi se një veprim i tillë ishte marrë.

Gazeta Kathimerini e Greqisë tha se autoritetet e Athinës urdhëruan dëbimet pas përpjekjeve të dyshuara nga diplomatët rusë për të minuar një marrëveshje që Greqia ndërmori me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë muajin e kaluar.

Një anëtar i dhomës së sipërme të parlamentit të Rusisë, Andrei Klimov, tha se Rusia do të dëbonte dy diplomatë grekë si kunderpergjie, pa përmendur Maqedoninë e pa shkuar ne hollësi të mëtejshme për kete vendim.

Loading...