Greqia është tronditur sot nga një tërmet 4.4 ballë. Mësohet se tërmeti ra në orën 10:26 të mbrëmjes së sotme.

Zougla.gr shkruan se epiqendra e tërmetit ishte në Marathonas, 24 kilometër në verilindje të Athinës, dy kilometra si dhe në verilindje të Stamatas. Tërmeti u ndje veçanërisht në shumë zona të Attikës, me një kohëzgjatje prej disa sekondash.

Ndërkohë mësohet se kishte një thellësi prej 5 kilometrash.
2352083
Mediat raportojnë se lëkundjet janë ndjerë fuqishëm dhe në kryeqytetin helen, ndërkohë që shumë qytetarë kanë dalë në rrugë.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...