Atletët maratonistë nga Shkupi nisen në “Maratonën e Pavarësisë”

Në frymën e festave të nëntorit edhe  atletët shqiptarë nga Maqedonia vullnetarisht do të marrim pjesë në Maratonën mbarëkombëtare të organizuar nga dy qytetet ndërkufitare Ulqini dhe Shkodër. Kjo maratonë tashmë është shndërruar në traditë dhe mbahet për të pestën herë radhazi nga dy qytetet Ulqin dhe Shkodër. Maratona këtë vit do nis nga qyteti i Ulqinit dhe përfundon në bashkinë e Shkodrës me gjithsej 42 kilometra maratonë e plotë. Për atletin Ardian Miftari dhe Hamim Çilafi kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë.

 

Kjo ngjarje është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme që historikisht lidh dy shtetet. Vrapohet nga njëri shtet në tjetrin përmes kufijve lirshëm për nder të festës së madhe të Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorit. Në këtë maratonë marrin pjesë atletët më të mirë shqiptarë  nga të gjitha vendet, madje edhe dashamirë të sportit që vijnë nga Diaspora.

“Kjo maratonë për ne është e rëndësishme, sepse para se gjithash është mbarëshqiptare, ku pjesëmarrës do të ketë atletë nga të gjitha trojet shqiptare por edhe nga Diaspora. Bashkërisht do të garojmë, vrapojmë, gëzojmë e festojmë atletët dhe dashamirësit e sportit. Për të arritur rezultatet sa më të mira jashtëzakonisht jemi përkushtuar me stërvitje të përditshme dhe mund të madh, madje edhe  kushtet faktike që kemi. Kësaj radhe edhe pse jemi të organizuar vullnetarisht, mirënjohjet tona dhe faleminderit të veçantë për sponsoren tonë e cila financiarisht mundësoi pjesëmarrjen tonë në këtë maratonë“, thotë maratonisti Ardian Miftari.

15239294_10207695786778704_1210867219_n

Atletët tanë apelojnë që në të ardhmen t’iu bashkëngjiten sa më shumë maratonistë nga Maqedonia, por kuptohet se Ju duhet edhe përkrahja e institucioneve, por edhe të sektorit privat që do të mundësonte pjesëmarrjen e tyre. Sporti është urëlidhëse mes njerëzve, kufijve, kulturave dhe njerëzimit.

Miftari përfundon me një mesazh shumë inspirues dhe inkurajues: “Nuk ju duhen këmbë të fuqishme për të vrapuar, por ju duhet zemër dhe shumë vullnet për të sfiduar”.

15239225_10207695787258716_1782402536_n

 

Loading...