Atletico i hakmerret Realit për dy finalet e humbura, fiton Superkupën e Evropës

Atletico Madridi iu është hakmarrë Real Madridit për humbjet në dy finalet e Ligës së Kampionëve brenda tri viteve, duke i mposhtur rivalët lokal në sfidën e Superkupës së Evropës.
Skuadra e Diego Simeones fitoi pas vazhdimeve, 4:2.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe pati përmbysje të dyanshme, por e fundit ishte nga Atletico, kështu që ata fituan trofeun e çmuar.

Diego Costa kaloi Atleticon në epërsi, por Reali u rikthye me golat e Karim Benzema dhe Sergio Ramos.

Ishte pikërisht Costa që shënoi përsëri për Atleticon, duke çuar sfidën në vazhdime.

E në vazhdimin e parë, Atletico realizoi dy herë me Saul Niguez dhe Koken, për të fituar 4:2.

Kësisoj, Atletico e nis edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa Julen Lopetegui debuton në mënyrë të hidhur në një ndeshje zyrtare me Realin, pikërisht duke e humbur finalen ndaj rivalit lokal. /Lajmi.net/

Loading...