Atletja e njohur shqiptare Drita Islami ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo në kampionatin shtetëror në Ohër (u mbajt të shtunën dhe të dielën) u bë kampione e dyfishtë në dy disiplina.

Në disiplinën 200 metra shënoi rezultat 25.49, ndërsa në 400metra me pengesa arriti kohë 59.33, duke plotësuar normën për në kampionatin europian në Poloni. Kujtojmë se norma ka qenë 60.75 sekonda.

„Të them të drejtën se kam pritur që do të arrij një rezultat kaq të mirë, pasi para një jave vrapova 61.01. Mirëpo isha shumë e  përgatitur dhe me padurim prisja që ta përmbush normën“, deklaroi për „Lajm“, Islami.

„Një tjetër fakt që më bën krenare është se jam e vetmja shqiptare që arrij të përmbush një normë europiane, njëjtë sic isha e vetmja shqiptare që mora pjesë në Lojëra Olimpike. Gjithashtu në 10 vitet e fundit as edhe  një atlet nga Maqedonia s‘ka përmbushur normën. Për mua kjo do të thotë  një sukses i madh sepse po arrij ta ngris nivelin e atletikes në Mmaqedoni, duke e ngrit atë në starndarde europiane“, theksoi kampionia Drita Islami./lajm

Loading...