Rajon-Botë

Austri, shqiptari vret gruan në prani të fëmijëve

austri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Graz në Austri, ku një shtetas austriak me prejardhje nga Kosova, ka vrarë bashkëshorten e tij.

Agjencia austriake e Lajmeve APA, shkruan se alarmi në polici ka ardhur rreth orës 5:30, ndërkohë që patrulla e policisë ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur trupin e pajetë të gruas.

Raportohet se 25-vjeçari, një shtetas austriak por me prejardhje shqiptare, i është dorëzuar patrullës së policisë pa bërë rezistencë, shkruan shekulli.

 

 

To Top